Ekspertë vendorë ndërkombëtarë, pjesë e ANV-së së MBE-së

Filloi punimet Akademia Ndërkombëtare Verore në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, që trajtoi temën më titull: “Banking, Finance and Insurance: Risk Assessment and Evaluation”.

 

Punimet e ditës së parë u përcollën me interesim të madh nga pjesëmarrësit, kryesisht studentë të UBT-së dhe universiteteve e kolegjeve tjera në Kosovë.

 

Ligjërata e parë u mbajt nga profesori Grigoris Zarotiadis nga Aristotle University of Thesaloniki, ku fokusi i ligjëratës së tij ishte tek tema: “Perspektiva makroekonomike dhe mikroekonomike e inovacioneve dhe ndryshimit teknologjik në sektorin financiar”. Ndërsa, në pjesën e dytë, u mbajt një ligjëratë nga kryeshefja ekzekutive e Bankës Ekonomike të Kosovës, Merita Gjyshinca -Peja, e cila i njoftoi pjesëmarrësit e akademisë me strategjinë e zhvillimit të bankës të cilën ajo e drejton, si dhe me përmirësimin e pozitës së kësaj banke në sektorin bankar.

 

Tema specifike e Merita Gjyshinca-Peja ishte “Menaxhimi i Riskut Operacional nga Banka Ekonomike”.

Pas secilit prezantim, u zhvillua një diskutim i hapur me pjesëmarrësit.

Lajme