Dizajni i Integruar fillon aktivitetin në ANV

Ciklit të ligjëratave e punëtorive të llojllojshme, që po organizohen në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore të UBT-së, i është shtuar edhe aktiviteti i Fakultetit të Dizajnit të Integruar, që në ditën e parë të aktivitetit të vet, ka mbledhur studentë dhe profesorë të shumtë.

 

Në ditën e parë të këtij organizimi, për pjesëmarrësit e ANV-së ka ligjëruar profesori i UBT-së, PhD. Cand Valmir Hoxha, fokusi i të cilit u përqendrua tek tema: “3D Modeling”, gjatë së cilës ai trajtoi elementet e modelimit dhe animacionit me 3D. Me këtë rast, studentët janë njoftuar me teknikat e përdorura në 3D për produksione të ndryshme dhe për këtë qëllim është përdorur platforma Lightwave 3D.

 

Pas ligjëratave, është mbajtur edhe një punëtori, ku të pranishmit në formë grupore kanë dizajnuar një logo të cilën më pas e kanë zhvilluar në 3D.

Sot, në kuadër të këtij drejtimi, për studentët dhe të interesuarit tjerë, do të ligjërojë producenti i njohur, njëherësh edhe profesor në UBT, Barış Karamuço, i cili do ta trajtojë temën më titull: “Multimedia”.

 

Aktiviteti i këtij fakulteti do të zgjas deri më 19 korrik.

Lajme