Fakulteti Juridik fillon aktivitetin në ANV

Fakulteti Juridik fillon aktivitetin në ANV

Fakulteti Juridik i UBT-së, në kuadër Akademisë Ndërkombëtare Verore, ka filluar me ciklin e ligjëratave tematike, të cilat do të mbahen nga profesorë, juristë dhe njohës të çështjes së sigurisë, teksa tema bosht e akademisë së sivjetme do të jetë: “Ligji dhe ndikimi i digjitalizimit”, ku ndër tjerash, do të trajtohet çështja e krimeve dhe sigurisë kibernetike, pastaj e forenzikës digjitale etj.

Në ditën e parë të këtij aktiviteti, për juristët e ardhshëm ligjëroi hakeri dhe profesori i University of Bloomsburg, prof. dr Philip Polstra, i cili trajtoi temën më titull: “Teknologjia e forenzikës digjitale”, gjatë secilës u trajtuan detaje elementare të forenzikës dhe përfshirjes së digjitalizimit në të, si temë dhe proces relativisht pak i zhvilluar në Kosovë.

Në ditët në vijim, sa edhe do të zgjas akademia, krahas ligjëruesve tjerë, Polstra do të vazhdojë me ciklin e ligjëratave, gjatë së cilave do ta trajtojë edhe më tutje çështjen e forenzikës, duke u fokusuar tek proceset, analizat dhe aplikimin e forenzikës digjitale nëpër proceset juridike.

Lajme