Përfaqësuesi i delegacionit të shtetit të Iowa-s, i befasuar me zhvillimin e UBT-së

Përfaqësuesi i delegacionit të shtetit të Iowa-s, i befasuar me zhvillimin e UBT-së

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, sot ka pritur në takim përfaqësuesin e delegacionit nga shteti i Iowa-s në SHBA, njëherësh edhe dekan në Universitetin e Iowa-s, Downing Thomas, që po qëndron këto ditë për vizitë në Kosovë.

 

Me këtë rast, rektori Hajrizi theksoi se shkëmbimi i përvojave ndërshtetërore është i rëndësishëm për bashkëpunim në ngritjen e cilësisë së arsimit, përkatësisht në ngritjen e nivelit intelektual dhe profesional të gjeneratave të reja, teksa e falënderoi përfaqësuesin e delegacionit të shtetit të Iowa-s, për ndihmën e vazhdueshme që po e ofrojnë për Kosovën në fushën e arsimit.

 

Ndërsa, përfaqësuesi i këtij delegacioni, Downing Thomas, ndër tjerash, foli për mënyrën e gjetjes së mundësisë së bashkëpunimit të UBT-së me universitetet e shtetit të tij në fushën e arsimit.

 

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, rektori Hajrizi është takuar edhe me pjesëtarët e tjerë të këtij delegacioni, me ç’rast kanë biseduar për mundësitë e lidhjes së bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe realizmit të hulumtimeve të përbashkëta, duke ofruar gjithashtu edhe mundësi të zgjerimit të bashkëpunimit me universitetet e këtij shteti, përmes realizimit të vizitave studentore, si dhe ofrimit të mundësisë për studime në këto universitete.

 

Delegacioni amerikan i cili po qëndron në Kosovë, është i përbërë nga rektorë, dekanë dhe profesorë të universiteteve të këtij shteti amerikan, përfshirë University of Iowa, The University of Northern Iowa, Des Moines Area Community College (DMACC), si dhe Drake University.

 

UBT, tash e shumë vite ka partneritet me universitete të ndryshme amerikane, nga i cili kanë përfituar studentë e profesorë të shumtë  të UBT-së, teksa para pak kohësh, përmes programit amerikan për arsim, “Fulbright”, disa profesorëve të UBT-së u është ofruar mundësia e ligjërimit në disa universitete amerikane.

Lajme