Më 27 qershor fillon aktiviteti i Fakulteti i Shkencave Politike, në kuadër të ANV-së

Më 27 qershor fillon aktiviteti i  Fakulteti i Shkencave Politike, në kuadër të  ANV-së

Në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore që organizohet nga UBT, më 27 qershor, Fakulteti i Shkencave Politike, do të fillojë punimet e aktivitetit ku në fokus do të ketë temën më titull: "Siguria regjionale dhe ndërkombëtare”, e cila trajtohet do të trajtohet nga profesorë dhe ushtarakë të Kolegjit të Mbrojtjes i NATO-s, në përbërje nga Gjeneral-lejtnant Giorgio Battisti, kolonel Giuseppe Morabito dhe presidenti i Këshillit Atlantik të Shqipërisë, Arian Starova, etj.


Aktiviteti do të mbahet në objektin e UBT-së në Prishtinë,  më 27 qershor 2017 (e martë), duke filluar nga ora 09:30.


Përgjatë tri ditëve sa edhe do të zgjas aktiviteti i Fakultetit të Shkencave Politike në ANV, Gjeneral Battisti do shpalosë modelet e ndërhyrjeve ndërkombëtare në zonat e krizës, si dhe format e zgjidhjeve eventuale të problemeve në këto zona. Derisa, kolonelët dhe përfaqësuesit tjerë do të flasin rreth informimit mbi NATO-n dhe për ndikimin e kësaj orhanizate në Ballkan dhe më gjerë.


Po ashtu, kandidatët do të kenë rastin që të dëgjojnë përvojat e ekspertëve nga Roma, të cilët kanë qenë pjesë e misioneve të ndryshme të NATO-s nëpër botë.


Vlen të theksohet se studentët që do të jenë pjesëmarrës në ANV, do të certifikohen dhe do të marrin 2-4 ECTS kredi të njohura ndërkombëtarisht.

Lajme