Fakulteti i Mekatronikës në ANV do të trajtojë temën “Simulimet”, ligjërues kryesorë do të jenë Felix Breitenecker e Peter Groumpos

Fakulteti i Mekatronikës në ANV do të trajtojë temën “Simulimet”, ligjërues kryesorë do të jenë Felix Breitenecker e Peter Groumpos

Fakulteti i Menaxhimit të Mekatronikës në UBT, këtë vit, në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore do të ketë në fokus temën më titull: “Simulimet”, e cila do të trajtohet gjerësisht nga profesorët dhe personalitetet e njohura në fushën e simulimeve, Felix Breitenecker nga Universiteti Teknik i Vjenës dhe Peter Groumpos nga Universiteti Patras i Greqisë.


Aktiviteti i Mekatronikës do të fillojë më 10 korrik, teksa gjatë ditëve sa do të zgjas  aktiviteti i Fakultetit të Menaxhimit të Mekatronikës në kuadër të ANV-së, nga profesori Breitenecker do të trajtohen tema e simulimit të ngjarjeve diskrete, që do të përcillet edhe me raste studimi, si dhe do të trajtohet edhe tema: “Simulimi i sistemeve jolineare”, ku do të përfshihen trajtimi i mjeteve të analizës jolineare të sistemit, pastaj elementet jolineare, linearizimi, modelimi i këtyre sistemeve, sistemi i kontrollit jolinear etj. Teksa, profesori Groumpos do të ligjërojë temën “Pse simulimet?”, ku do të trajtohet kompleksiteti i sistemeve dinamike, probabiliteti dhe simulimet, e ardhmja e trendevetë simulimit etj.


Përveç ligjëratave tematike dhe kurrikulave, po ashtu do të ketë edhe shumë aktivitete interesante, përfshirë edhe Autodesk Inventer, që do të trajtohet nga  Betim Shabani përmes temave: “Themeli i dizajnit”, “Simulimi dinamik” dhe “Analiza e elementeve fundore”.


Për informata më të hollësishme dhe regjistrim  në këtë fushë, mundt të klikoni në linkun: :  https://www.eventbrite.com/o/ubt-8206450835

Lajme