UBT u ofron studentëve mundësi për punë praktike

UBT u ofron studentëve mundësi për punë praktike

Reisa Imami është studente e UBT-së, e cila aktualisht po i ndjek studimet në nivelin bachelor, në Fakultetin Juridik.

Aktualisht, falë aftësive dhe shkathtësive të treguar gjatë studimeve, ajo është e angazhuar në Qendrën e Karrierës në UBT, qendër kjo e cila i orienton dhe këshillon studentët të bëjnë ndërlidhjen e procesit të tyre akademik me tregun e punës.

 

Studentja Imami zhvillon punën si asistente në aktivitete të cilat janë në kompetencë të Qendrës së Karrierës, nga e cila tha se ka përfituar shumë, sa i përket menaxhimit dhe komunikimit me palë, përfshirë edhe promovimin e institucionit në kuadër të aktiviteteve javore.

 

“UBT më ka ndihmuar shumë në profesionin që kam zgjedhur sepse përveç ligjëratave, kemi mbajtur praktika të ndryshme klinike e ligjore në institucionet e drejtësisë. Njëherësh kemi zhvilluar edhe pjesën teorike, përfshirë edhe ligjëratat tematike të cilat janë mjaft kualitative, e nga të cilat përfitojmë shumë si studentë”, tha Imami.

Sipas saj, UBT është institucion që i ndihmon studentët të gjejnë vendet e tyre të punës, qoftë në formë të internshipit apo të zhvillimit profesional.

 

Ajo tregoi se në qendrën ku zhvillon aktivitetin, i njofton studentët me informacionet e kompanive të ndryshme, si konkurset e shpalljet, çështje këto që janë me interes për të gjithë studentët.

Lajme