Studenti i UBT-së, Gent Reshtani punësohet në kompaninë Kosbit.net

Studenti i UBT-së, Gent Reshtani punësohet në kompaninë Kosbit.net

Studenti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, Gent Reshtani, i cili është në përfundim të vitit të parë të studimeve, është punësuar në kompaninë e IT-së, Kosbit.net, teksa më vonë, kjo kompani ia ka dhënë atij mundësinë që të punojë edhe për korporatën amerikane “AT&T”.


Aktualisht, ai po punon si arkitekt i zgjidhjeve teknike, përkatësisht i rrjetave kompjuterike për këtë korporatë amerikane, ku obligimi i tij është menaxhimi i pajisjeve, dizajnimi në nivel të lartë i rrjetave dhe përkthimi i shërbimeve në pajisje fizike për klientët e AT&T-së.


Sipas Reshtanit, praktika duhet të kompletojë diturinë teorike, andaj për këtë arsye, ai thotë se e ka zgjedhur UBT-në. 


​“Si një institucion në të cilin jam zhvilluar dhe po vazhdoj të zhvillohem, vlerësoj se stafi profesional i UBT-së dhe kurrikula, në bazë të së cilës i zhvillojmë studimet, vlerësoj se janë shtytës që përveç mësimeve teorike, të ndjek edhe anën teknike të zhvillimit”, theksoi ai.

 

Tutje, studenti Reshtani tha se këshilla e tij është që të gjithë të rinjtë të sfidohen për avancim profesional dhe akademik dhe si persona që dëshirojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe vendin.

 

Sikurse në drejtimet tjera, ashtu edhe në drejtimin e SHKI-së, UBT po vazhdon të sistemojë në treg, të rinj entuziastë dhe të suksesshëm për punën që e bëjnë.

Lajme