Konsulenti për energji, Ibrahim Hajdari ligjëroi për studentët e UBT-së

Konsulenti për energji, Ibrahim Hajdari ligjëroi për studentët e UBT-së

Për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë, mbajti ligjëratë tematike konsulenti dhe drejtori për Energji në Ministrinë e Infrastrukturës, Ibrahim Hajdari.

 

Kjo ligjëratë në fokus kishte temën më titull: “'Energjia e ripërtëritshme, rëndësia dhe standardet e Bashkimit Evropian'', ku në kuadër të saj u trajtua edhe rregullimi normativ i energjisë efiçiente në Bashkimin Evropian, pastaj specifikat e energjisë efiçiente në Belgjikë, energjia e ripërtëritshme – fokusi në panelet fotovoltaique etj.

 

Gjatë këtij prezantimi, Hajdari ka folur për kuadrin ligjor, të cilin BE e ka vendosur në mënyrë që t’i orientojë shtetet anëtare se çfarë duhet të bëjnë që në programin “Horizon 2020”, të kemi shtete të gjelbra me energji të ripërtëritshme, teksa përmendi edhe nevojën që ka Kosova për të ndërmarë hapa të tillë.

“Në Kosovë kemi nevojë për inxhinierë të cilët e kanë refleksin për të qenë inovativë, në kuptimin që të mendojnë dhe të krijojnë instalime të së ardhmes, të cilat shpenzojnë pak energji, por ofrojnë performancë të lartë”, tha ai.

 

Tutje, Hajdari potencoi se energjia dhe aspektet mjedisore nuk janë aspekte të izoluara që i përkasin vetëm një konteksti të zhvillimit të një shteti, dhe sipas tij, UBT po e bën një punë të mirë në këtë fushë.

“Në këtë fushë, UBT ka një qasje inovative, ku në vizion e ka rrugën e Bashkimit Evropian, ashtu siç kalon përmes kritereve politike dhe ekonomike, në paralele janë edhe kriteret tjera mjedisore dhe të energjisë efiçiente”, vlerësoi ai.

 

Energjia efiçiente është një nga prioritetet e UBT-së në pesë vitet e fundit, në të cilën ka bërë investime në kuadër të një projekti rajonal, të financuar nga Bashkimi Evropian.

Aktualisht, përveç nivelit bachelor, UBT është duke e përparuar edhe nivelin master, ku si institucion i arsimit të lartë, ka për qëllim t’i ofrojë shoqërisë mjete apo forma alternative të prodhimit të energjisë së ripërtëritshme.

Lajme