Të enjten, drejtoresha e Departamentit të Arsimit të Lartë, Drita Kadriu do të ligjërojë në UBT

Të enjten, drejtoresha e Departamentit të Arsimit të Lartë, Drita Kadriu do të ligjërojë në UBT

Të enjten, më datë 8 qershor 2017, në kuadër të debateve të organizuara për fakultetet e Shkencave Shoqërore, në UBT do të ligjërojë drejtoresha e Departamentit të Arsimit të Lartë, në kuadër të MASHT-it, Drita Kadriu.

 

Në kuadër të kësaj ligjërate, Kadriu, për studentët dhe stafin e UBT-së, do ta trajtojë temën më titull: “Cilësia dhe përgatitja e studentëve për tregun e punës”, ku do të flasë për zhvillimin e sistemit të arsimit të lartë, si dhe për sfidat me të cilat po përballet.

 

 Ligjërata në fjalë do të mbahet në objektin e UBT-së, në Prishtinë, me fillim nga ora 12:45.

Lajme