Studenti i Arkitekturës mbron temën e diplomës në master

Studenti i Arkitekturës mbron temën e diplomës në master

Studenti i UBT-së, Albert Mustafa ka mbrojtur temën në nivelin master në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor. 
Ai ka prezantuar temën “Dimensioni i Përjetimit dhe Perceptimit në Arkitekturë", tek mentori dr. Kujtim Elezi.

 

Komisioni i përbërë nga kryetari i komisionit, dr. Lulzim Beqiri, mentori i punës, dr. Kujtim Elezi-Mentor dhe anëtari i panelit vlerësues, dr. Ajhan Bajmaku, e kanë vlerësuar lart punimin e temës se diplomës dhe qasjen profesionale të studentit.

 

Sipas profesorëve, ky punim është i pari i këtij lloji në Kosovë dhe rajon. Ndërsa, studenti Albert Mustafa tregon se tendenca për të trajtuar arkitekturën ndryshe nga zakonisht, në një̈ dimension më tepër shpirtëror e emocional, siç̧ është̈ dimensioni i përjetimit dhe perceptimit në arkitekturë, është̈ thelbi i këtij punimi.

Tutje, Mustafa shtoi se rëndësia e punimit të tij qëndron pikërisht në tentativën për të vënë njeriun në rend të parë. 


"Duke parë se si arkitektura çdo ditë e më shumë po vihet vetëm teknikisht në fokusin e temave të studimeve bachelor dhe master, e në anën tjetër duke qenë se arkitektura, është̈ shumë më tepër, diçka që nuk mjafton të trajtohet vetëm me paraqitjen grafike të ndonjë̈ vepre arkitektonike, këto ishin dy arsyet, kam tentuar që në këtë punim të shkoj përtej kësaj qasjeje”, tha studenti Mustafa, duke shtuar se hapësira arkitektonike dhe mënyra se si e perceptojmë̈ atë̈, si dhe përjetimi i kësaj hapësirë, janë̈ indikatorë̈ të fuqishëm në jetën e njeriut.

Lajme