Studentët e Arkitekturës vizituan punishte ndërtimi, analizuan procedurat e ndërtimit

Studentët e Arkitekturës vizituan punishte ndërtimi, analizuan procedurat e ndërtimit

Studentët e vitit të tretë në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, për herë të dytë kanë organizuar vizitë në terren, konkretisht në punishte ndërtimi, vizitë kjo e realizuar në kuadër të lëndës “Puna Praktike”.

 

Me këtë rast, ata kanë parë nga afër punët që janë duke u zhvilluar në ndërtimin e një objekti hotelier, teksa analizuan procedurat e armimit të shtyllave, betonimit të shtyllave, trajeve, pllakës dhe shkallëve, pastaj analizuan edhe kallupimin e shtyllave, hidrizolimin e mureve të bodrumit, murimin, dilatimin total dhe atë parcial, tokëzimin mbrojtës, rrufepritësin etj.


UBT, në vazhdimësi është e përkushtuar që për studentët të ofrojë pjesën teorike, të ndërlidhur me atë praktike

Lajme