Studentët e UBT-së kryejnë praktikën në ATK

Studentët e UBT-së kryejnë praktikën në ATK

Studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, të specializimit Banka, Financa dhe Kontabilitet, Aurora Mustafa, Rina Kadriu dhe Vehbi Hajrullahu, si dhe studentët e Shkencave Politike, të specializimit Administratë Publike, Ariana Orllati, Agon Dedushi, Fahrie Llugiqi dhe Blerina Islami, janë duke kryer punë praktike në Administratën Tatimore të Kosovës, me mundësi vazhdimi pas përfundimit të studimeve bachelor.

 

Puna praktike u zhvillua në dy departamente ku në atë të Shërbimit Publik Edukimit të Tatimpaguesve, studentët patën mundësi të shohin mënyrën e zbatimit të legjislacionit tatimor të Kosovës, duke përfshirë procedurat për Administratën Tatimore, TVSH-në, tatimin në të ardhura personale, si dhe tatimin në të ardhura të korporatave, me ç’rast panë edhe zhvillimin e politikave dhe procedurave për publikun për të kërkuar shpjegime, pastaj lëshimin e shpjegimeve individuale dhe publike për tatimpaguesit etj., teksa në departamentin e Kontrollit, detyrat e studentëve ishin që të këshillojnë në përzgjedhjet e tatimpaguesve jo-individualë, të cilët do t’i nënshtrohen kontrollit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, në përputhje me “planin e kontrollit” të Administratës Tatimore, pastaj se si të asistojnë në menaxhimin dhe aprovimin e rimbursimit të TVSH-së, se si duhet bërë analizat periodike mbi rrjedhën e kontrolleve dhe planit për TVSH etj.

 

Krahas kësaj, studentët janë pajisur dhe janë informuar edhe me ligjet e ATK-së, duke përfshirë ligjin për Administratën Tatimore dhe procedurat,  ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, atë për Tatimin e të Ardhurave Personale dhe ligjin për Tatimin e të Ardhurave të Korporatave

Lajme