Rektori Hajrizi mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga Joint Research Center

Rektori Hajrizi mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga Joint Research Center

Me ftesën dhe financimin e Komisionit Evropian, rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga Joint Research Center, në kuadër të Komisionit Evropian.

 

Punëtoria u mbajt në Selanik të Greqisë, kurse trajtoi çështje që lidhen me rolin e parqeve shkencore, teknologjive dhe inkubatorëve në ekosistemet inovative.

 

Me këtë rast, rektori Hajrizi është takuar me përfaqësues të shumë institucioneve evropiane dhe regjionale, me ç’rast edhe u pajtuan për të filluar bashkëpunimin dhe hulumtimin e përbashkët në fusha të ndryshme studimi, që do të zhvillohen në Kampusin Inovativ të UBT-së, si parku i vetëm i shkencës dhe teknologjisë në Kosovë, njëherësh edhe anëtare në IASP.

 

Funksionet e dizajnuara dhe të implementuara në Qendrën Shkencore dhe Teknologjike, të ashtuquajtur UBT Innovation Campus, janë të bazuara në taktikat më të mira në botë dhe kontribuojnë dukshëm në ngritjen e punësimit, vetëpunësimit, bashkëpunimit, edukimit dhe industrisë, duke krijuar kështu një ekosistem.
UBT është lider në teknologji, inovacion dhe ndërmarrësi në Kosovë.

Lajme