Maturantët e Ulqinit vizitojnë UBT-në

Maturantët e Ulqinit vizitojnë UBT-në

Dhjetëra maturantë të gjimnazit të përgjithshëm “Vëllazërim Bashkim“ nga Ulqini, vizituan Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, gjatë një vizite të bërë në Kosovë.


Gjatë kësaj vizite, ata morën këshilla për orientim në karrierë nga drejtori i Qendrës së Karrierës në UBT, Halil Bashota dhe nga dekanët e përfaqësuesit e fakulteteve të ndryshme në UBT, teksa u njoftuan edhe me drejtimet dhe kushtet që ofron UBT.


Në fund të kësaj vizite, studentët vizituan dhe panë nga afër objektet ku zhvillohet mësimi. laboratorët, punishtet, mjetet e punës, sallat ku mbahen ligjëratat etj.


Aktualisht në UBT janë duke i vijuar studimet qindra studentë vendorë e ndërkombëtarë, nëpër programe të ndryshme studimi.

Lajme