Nesër, studentët e Infermierisë ofrojnë shërbime mjekësore falas për qytetarët

Nesër, studentët e Infermierisë ofrojnë shërbime mjekësore falas për qytetarët

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Hipertensionit, në përfundim të Javës së Infermierisë, studentët e Fakultetit të Infermierisë, në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare "Fehmi Agani", në Prishtinë, nesër, më 18 maj 2017, do të ofrojnë shërbime për qytetarët, përmes disa aktiviteteve dhe këshillave mjekësore. Aktiviteti do të mbahet në parkun Gërmia, në Prishtinë, kurse do të fillojë nga ora 07:30, për të vazhduar deri në orët e pasdites. Sipas organizatorëve, ky aktivitet dëshmon edhe njëherë se studentët e Infermierisë në UBT, janë të fokusuar për të ushtruar me shumë përkushtim dhe profesionalizëm profesionin e tyre.

Lajme