Studentët e Arkitekturës vizitë studimore në Drejtorinë e Urbanizmit në Prishtinë

Studentët e Arkitekturës vizitë studimore në Drejtorinë e Urbanizmit në Prishtinë

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës në UBT kanë vizituar Drejtorinë e UrbanizmitNdërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në komunën e Prishtinës, me ç’ rast janë pritur nga shefja e sektorit të Urbanizmit, Nazife Krasniqi si dhe nga zyrtari i lartë për leje ndërtimi dhe planifikim e zhvillim, Zejnulla Rexhepi.


Studentët kanë parë nga afër funksionimin e drejtorisë, derisa janë njoftuar me procedurat që duhet ndjekur për hartimin e projekteve. Po ashtu, janë njoftuar edhe me formën e prezantimit të projekteve kryesore, si dhe me procedurat se si bëhet pajisja me leje të ndërtimit.


Gjatë vizitës studimore, studentët janë njohur edhe me hartimin e projekt-rregulloreve, ekspertizave analitike, veprimtarive të tjera në fushat e caktuara të planifikimit hapësinor dhe urban, mbrojtjen e mjedisit dhe lëmi i ndërtimeve.


Fakulteti i Arkitekturës në UBT është i përkushtuar që ligjëratat dhe ushtrimet t’i ndërlidhë me anën praktike, duke mundësuar që studentët të dalin të aftë në tregun e punës.

Lajme