Nesër, në UBT mbahet konferenca “Bota pas BREXIT dhe Trump”

Nesër, në UBT mbahet konferenca “Bota pas BREXIT dhe Trump”

Në objektin e UBT-së, në Prishtinë, të enjten, më 20 prill, do të mbahet konferenca ndërkombëtare “Bota pas BREXIT dhe Trump”, e cila do të mbledhë personalitete të njohura vendore e ndërkombëtare, duke përfshirë politikanë, ekspertë dhe studiues të njohur të kësaj çështje.

 

Konferenca do të fillojë në orën 09:00, teksa fjalimet dhe prezantimet e të ftuarve do të jenë të ndara në dy panele. Paneli i parë titullohet “Një konfigurim i madh ekonomik: Fundi i epokës së tregtisë së lirë”, kurse paneli i dytë do të trajtojë temën më titull “Kohë të trazuara në një botë të ndarë”, me ç’rast për këto çështje do të flasin rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi,Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Blerand Stavileci, Schari Zafarpour, Mitja Steinbacher nga Sllovenia, David Olster nga SHBA, Federico Fernández nga Austria, Christopher Lingle nga Guatemala etj., teksa në fund do të mbahet edhe një diskutim i hapur me pjesëmarrësit.


Qendra Austriake për Ekonomi, në bashkëpunim me më shumë se 100 studiues dhe universitete në të gjithë Evropën dhe Kaukazin, përfshirë edhe UBT-në, si dhe në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtarë, si: Global Philanthropic Trust, Friedrich Naumann Foundation for Freedom, Americans for Tax Reform, Competitive Enterprise Institute, World Taxpayers Associations, European Students for Liberty, and the F.A. v. Hayek Institut, janë duke e organizuar për herë të dhjetë eventin “Free Market Road Show”, që po mbahet në 
45 kryeqytete të shteteve të ndryshme të Evropës dhe në Kaukaz, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi, Slloveninë, Gjermaninë, Kroacinë, Serbinë, Zvicrën, Austrinë, Hungarinë, Sllovakinë, Greqinë, Qipron, Gjeorgjinë, Armeninë, Ukrainën, Lituaninë, Poloninë etj.

 

Ky aktivitet ka filluar më 16 mars dhe do të zgjas deri më 22 maj të këtij viti.

 

 

Agenda

 

09:30 – 10:00  Registration

10:00 -  10:15  Welcome remarks by prof. dr. Edmond Hajrizi – rector of the University for Business and Technology (UBT)

10: 15 – 10:30  Welcome remarks by Adri Nurellari , Director of the Liberal Institute for Policy Research

Keynote Speaker:

10:30 -  10: 45  Blerand Stavileci, Minister of Economic Development of Kosovo

 

PANEL 1 – A MAJOR ECONOMIC RECONFIGURATION: THE END OF THE FREE TRADE ERA?

Moderator: Adri Nurellari

10:45 – 11: 00  Mitja Steinbacher (Faculty of Business Studies, Slovenia)

11:15 – 11: 30  Schari Zafarpour – Lecturer at UBT

 

11:45-12:00 - COFFE BREAK

PANEL 2 – TROUBLED TIMES IN A DIVIDED WORLD

Moderator: Armend Muja

12:00-12:15 –Christopher Lingle (Visiting Profesor i Ekonomisë, Universidad Francisco Marroquin)

12:15-12:30 - Federico Fernández (Senior Fellow Austrian Economics Center)

12:30-13:00 - David Oslter – Lecturer at UBT

13:00- 13:15 – Open Dicussion

Lajme