Studentët e UBT-së panë realizimin e emisioneve të drejtpërdrejta

Studentët e UBT-së panë realizimin e emisioneve të drejtpërdrejta

Studentët e vitit të dytë në Fakultetin e Medias dhe Komunikimit në UBT, vizituan ambientet e punës në RTK, ku u pritën nga kryeredaktori i kanalit RTK 1, njëherësh edhe ligjërues në UBT, Xhymret Veliu.

 

Veliu i informoi studentët për kanalet e RTK-së, studiot e realizimit dhe të transmetimit, pajisjet e punës, realizimin teknik, mënyrën e ndarjes së punëve dhe përgjegjësive, sistemin e brendshëm të funksionimit etj., teksa në të njëjtën kohë, patën mundësinë të shohin edhe mënyrën e realizimit drejtpërdrejt të edicionit të lajmeve dhe të emisionit Imazh në RTK.

 

Vizitat studimore po realizohen me qëllim të informimit dhe të njoftimit të studentëve në mënyrë të drejtprdrejtë me kushtet dhe mundësitë që ofron tregu i punës.

Lajme