Hashim Thaçi viziton UBT-në – mban ligjëratë për situatën në Kosovë

Hashim Thaçi viziton UBT-në – mban ligjëratë për situatën në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të premten, duke filluar nga ora 09:30, do ta vizitojë UBT-në, Kampusi në Lipjan, ku do të pritet nga rektori i këtij institucioni të arsimit të lartë, prof.dr.Edmond Hajrizi.


Pas takimit, presidenti Thaçi do të mbajë një ligjëratë për studentët dhe profesorët  e UBT-së, në të cilën do të flasë për zhvillimet aktuale në Republikën e Kosovës. Krejt në fund, presidenti Thaçi, do të hapë Festivalin Ndërkombëtar të Akuarelit, që do të mbahet për herë të parë në Kosovë.

 

 

UBT siguron transport për në Kampusin Inovatitv të UBT-së, autobusi për në Lipjan niset nga ora 08:30 nga rrethi i flamurit në Prishtinë.

Lajme