Studentët e UBT-së vizituan Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës

Studentët e UBT-së vizituan Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës

Në kuadër të vizitave të rregullta që u bëhen institucioneve publike, të hënën, studentët e vitit të parë të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, kanë vizituar Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ata janë pritur nga shefi i Kabinetit të MPJ-së, Bashmir Xhemaj dhe u.d. e drejtoreshës së Divizionit për Komunikim Publik, Bukurije  Bajraliu.


Xhemaj dhe Bajraliu i njoftuan studentët me mënyrën e funksionimit të Ministrisë, sfidat, vështirësitë, menaxhimin për komunikimin, rolin e rrjeteve sociale si dhe me ambientet e punës.


Xhemaj theksoi se ky lloj aktiviteti do të ndikojë shumë pozitivisht në avancimin e profesionit.


“Programi i UBT-së i drejtimit Media dhe Komunikim, është i dizajnuar në mënyrë adekuate për studentët e këtij drejtimi. Ky drejtim pos që i plotëson kushtet për t’u bërë gazetar të mirë, ju mundëson të depërtoni edhe në fusha të komunikimit, siç është Marrëdhënia me Publikun”, vlerësoi ai.


Tutje, duke shkëmbyer përvoja dhe këshilla të frytshme me studentët, Xhemaj i njoftoi ata për mundësinë e praktikës në Ministrinë e Punëve të Jashtme.


“Jemi të hapur që në mesin tonë të pranojmë studentë entuziastë, siç jeni ju”, përfundon ai.

Studentët iu bënë disa pyetje nikoqirëve dhe u ndanë të kënaqur me përvojën e fituar.

Lajme