UBT feston përvjetorin e pavarësisë së Kosovës

 UBT feston përvjetorin e pavarësisë së Kosovës

Të nderuar,

UBT shënon 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke ndarë shpërblime për studentët e dalluar, si dhe për personalitete më të njohura kosovare.


Personalitet i shquar, i nderuar me çmimin më të lartë nga UBT-ja “Leadership Ecxellence Award” është Driton Kuka, menaxher dhe trajner i kampiones botërore në sportin e xhudos, Majlinda Kelmendi dhe disa sportisteve të tjera, gjë gjithashtu kanë treguar suksese në arenën sportive ndërkombëtare.


Ceremonia mbahet në ambientet e UBT-së në Prishtinë, të enjten (16.02.2017) dhe fillon në orën 13:00.


Pjesëmarrja juaj nderon këtë festë të madhe kombëtare, aq sa edhe studentët dhe personalitetet e kombit.

Lajme