Studentët përfitojnë nga bashkëpunimi i UBT-së me programin Erasmus+

Studentët përfitojnë nga bashkëpunimi i UBT-së me programin Erasmus+

Studenti i Fakultetit të Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, Lumi Dalipi është duke i vazhduar studimet në Universitetin Nova de Lisboa, të Portugalisë, si rezultat i përfitimit të bursës së programit Erasmus+, i financuar nga Komisioni Evropian.


Duke i treguar procedurat dhe mënyrën e aplikimit, Dalipi tha se UBT ofron ndihmë dhe mundësi të mrekullueshme për studentët të cilët duan të studiojnë jashtë vendit.


“Stafi i UBT-së është gjithmonë i gatshëm për t’i njoftuar studentët me mundësitë për studime nëpër universitetet partnere, por edhe për t’i njohur me procedurat e aplikimit, ndërkaq përzgjidhen ata që i plotësojnë kriteret e kërkuara”, theksoi ai, teksa shpjegoi se kriter i rëndësishëm që kërkohet është njohja e gjuhës angleze.


Tutje, Dalipi vlerësoi se ofrimi i mundësisë për të qenë pjesë e programit për shkëmbimin e studentëve, njëherësh është edhe shkëmbim i kulturave dhe i njohurive të reja.


“Periudha e kaluar në Lisbonë është një përvojë e papërsëritshme, e cila më ka shërbyer për të njohur njerëz e kultura të reja, për të përforcuar njohuritë e mia në fushën për të cilën po studioj, si dhe për të krijuar shoqëri me njerëz që vijnë nga vende e botës”.


Lumi Dalipi është njëri ndër studentët e shumtë të UBT-së, i cili ka përfituar nga bashkëpunimi i këtij institucioni me programin për shkëmbim të studentëve, Erasmus+, teksa do do të qëndroj në Universitetin NOVA deri në muajin korrik të këtij viti.

Lajme