UBT mbështet pjesëmarrjen e sportistëve në EYOF 2017

UBT mbështet pjesëmarrjen  në  sportistëve në  EYOF 2017

UBT  ka ofruar mbështetje për sportistët kosovarë, të cilët pritet të marrin pjesë për herë të parë në Festivalin Olimpik Rinor Evropian 2017.

Në këtë garë të rëndësishme për sportin kosovar  do të paraqiten pesë sportistë nga disiplina të ndryshme të sportit, si skijim alpin dhe snowboard.


Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi tha se është shumë i rëndësishëm përfaqësimi i Kosovës në garat e Festivalit Olimpik Rinor Evropian 2017.


“UBT ka në fokus promovimin dhe përfaqësimin e Kosovës në mënyrën sa më të mirë të mundshme, prandaj mbështetja dhe promovimi  i sportistëve tanë është promovim i rëndësishëm për vlerat e përgjithshme të popullit tonë”, theksoi rektori Hajrizi.


Pjesëmarrësit në këtë aktivitet janë duke zhvilluar të gjitha përgatitjet për përfaqësim sa më të denjë të Kosovës në këto gara.

Lajme