Studentët e UBT-së përfitojnë njohuri për funksionimin e kompanive të mëdha

Studentët e UBT-së përfitojnë njohuri për funksionimin e kompanive të mëdha

Në UBT, të enjten, është mbajtur pjesa e dytë e serisë së forumeve në formë debati për lidership, ndërmarrësi dhe inovacion, udhëhequr nga Shpend Balija - drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë dhe ligjërues në UBT.

 

Referuesi i parë në debat ishte Alban Kastrati, njëri nga menaxherët e IPKO-s, më temë: “Zhvillimi i Sektorit të Telekomit në Kosovë”. “Ideja është që studentët të marrin sa më shumë informata praktike se si funksionon një biznes apo kompani. “Shtyllat kryesore të një kompanie janë misioni, vizioni dhe vlerat, të cilat duhet t’i kuptojmë mirë, t’i fusim në funksion dhe t’i zhvillojmë sa më shumë”, ka thënë ai, duke u kërkuar studentëve që të fitojnë sa më shumë aftësi profesionale, “që të krijoni bizneset tuaja, ose t’i ndihmoni bizneset”. Në fund, ai ka shtuar se mundësitë për interiship për studentët e UBT-së janë të hapura gjithnjë. 

 

Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë dhe ligjërues në UBT, Shpend Balija, ka thënë se po përpiqen që praktikën në industri t’ua sjellin studentëve. . “Meqenëse kemi studentë të biznesit dhe të teknologjisë, ne po mundohemi që të sjellim industrinë më afër studentëve tanë, për të krijuar mundësi indirekte dhe interaksion me kompani, të cilat operojnë në Kosovë”, tha ai. Balija theksoi se sa i përket sistemit të telekomit janë vetëm dy kompani që operojnë. “Është një treg mjaft interesant dhe siç e dini, me zhvillimin e hovshëm të teknologjisë gjërat po ndryshojnë. UBT ka marrë hapa të sigurt në ndërlidhjen e sistemit të arsimit me teknologjinë, dhe studentët janë të përgatitur për tregun e punës”, ka përfunduar ai, teksa të dy referuesit kanë debatuar me të pranishmit.

Lajme