UBT bën marrëveshje bashkëpunimi me “Staffordshire University” të Anglisë

UBT bën marrëveshje bashkëpunimi me “Staffordshire University” të Anglisë

Falë krijimit të imazhit të shkëlqyeshëm të partneritetit të UBT-së me universitetet ndërkombëtare, studentët e nivelit Master të UBT-së, do të mund të fitojnë bursa semestrale nga Universiteti “Staffordshire University” i Anglisë, në kuadër të Programit Erasmus +.

 

UBT ka bërë marrëveshje bashkëpunimi me këtë universitet.

 

Sipas rektorit të UBT-së, prof. d. Edmond Hajrizi, marrëveshja përfshin edhe shkëmbimin e përvojave të stafit akademik, si dhe do të rrisë ndërkombëtarizimin me universitetet angleze.

 

Kjo marrëveshje është mundësuar nga “Erasmus+ International Credit Mobility” si dhe financohet nga Erasmus UK.

Lajme