Instituti për Zhvillim Akademik i UBT-së kontribuon në ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë

Instituti për Zhvillim Akademik i UBT-së kontribuon në ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë

Derisa institucionet hulumtuese të pavarura e rangojnë Kosovën në vendet e fundit për cilësinë e arsimit fillor, Instituti për zhvillim akademik i UBT-së po vazhdon të kontribuojë maksimalisht në ngritjen e cilësisë së arsimit si dhe të mësimdhënies në Kosovë.

 

Rektori i UBT-së, prof. dr.Edmond Hajrizi, tregon se funksionimi i Institutit për Zhvillim Akademik i UBT-së, ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të brendshme, që mësimdhënia të jetë më cilësore dhe njëkohësisht të gjenerojë hulumtime e dije në këtë fushë, por fillon të jetë shembull për të gjitha institucionet e arsimit në Kosovë.


Rektori Hajrizi tregon se në seminarin për arsimin e lartë që është mbajtur në kuadër të ERASMUS +, ka prezantuar punën e këtij Instituti dhe qëllimin e funksionimit të tij.

 

“UBT me institutin për zhvillim akademik po kontribuon në përdorimit të praktikave më të mira akademike, që ndikojnë në efektet e edukimit dhe aspekteve të ndryshme akademike, duke filluar me kompetencë për fusha të caktuara, deri te ato kompetenca që kanë në tregun e punës”, tregon rektori Hajrizi.

Lajme