Rektori Hajrizi e ministri Hoxhaj pajtohen për bashkëpunim më të ngushtë në 2017

Rektori Hajrizi e ministri Hoxhaj pajtohen për bashkëpunim më të ngushtë në 2017

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, me të cilin kanë bashkëbiseduar për një sërë çështjesh të karakterit bilateral të bashkëpunimit. Në këtë takim UBT dhe MPJ, janë pajtuar të koordinojnë një listë të aktiviteteve të përbashkëta për vitin 2017.

 

Bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve do të fokusohet veçmas në përfshirjen e studentëve të UBT-së, në projektet e Diplomacisë Publike dhe të kryerjes së praktikës në disa fusha specifike.


Palët u pajtuan se universitetet mundë të luajnë rolë të rëndësishëm në fushën e diplomacisë publike.


Gjithashtu, në takim janë diskutuar edhe mundësi të tjera bashkëpunimi.

Lajme