UBT forcon bashkëpunimin ndërkombëtar për fushën e turizmit

UBT forcon bashkëpunimin ndërkombëtar për fushën e turizmit

Rektori i UBT-së, prof.drEdmond Hajrizi,po e forcon bashkëpunimin në fushën e turizmit me Universitetin e shkencave të aplikuara, në Salzburg të Austisë.

 

Rektori Hajrizi tregon se në takimin me rektorin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Salzburg, Prof. Mag. Dr. Gerhard Blechinger, është konfirmuar gatishmëria e këtij institucioni për bashkëpunim me UBT.

 

“Ne do të bashkëpunojmë në ngritjen e kapaciteteve për fushën e turizmit dhe mikpritjes në Kosovë përmes Qendrës së Kompetencës për Turizëm dhe Mikpritje, e themeluar nga UBT në vitin 2015”, tregoi rektori Hajrizi.

 

Bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve do të vazhdojë me krijimin e programeve të përbashkëta, me trajnime, vizita studimore, shkolla verore si dhe aplikime të përbashkëta për projektet e Bashkimit Evropian.

 

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, gjatë javës së qëndrimit në Salzburg të Austrisë, është takuar edhe me Dekanen e Fakultetit të Turizmit dhe Inovacionit, prof. Eva Brucker, si dhe me drejtorin e Shkollës së njohur të Turizmit në Salzburg, mag. Leonhard Wörndl.

 

Rektori Hajrizi ka vizituar edhe infrastrukturën e shkollës së turizmit, si praktikë e standardeve ndërkombëtare.
Rektori i UBT-së prof.drEdmond Hajrizi, vlerëson se Austria dhe Salzburgu janë modele, në bazë të të cilave duhet të punojë edhe Qendra e UBT-së në Kosovë.

Lajme