Studenti i UBT-së fiton çmimin për veprën më të mirë të arkitekturës 2015-2016

Studenti i UBT-së fiton çmimin për veprën më të mirë të arkitekturës 2015-2016

Behar Neziraj është fituesi i çmimit të ekspozitës “Student Review”, në kuadër të aktivitetit “Java e Arkitekturës së Prishtinës”. 
Puna e studentit të UBT-së Behar Neziraj u shpall si vepra më e mirë për vitin akademik 2015-2016.


Ekspozita “Student Review”, që është edicioni i 4-të në kuadër të Javës së Arkitekturës në Prishtinë, ekspozon veprat më të mira të prodhuara nga studentët e shkollave të arkitekturës në Kosovë. Ekspozita “Student Review” është më e madhja në rajon, në të cilën janë ekspozuar më shumë se 400 vepra.


Sivjet për punimin më të mirë, student i UBT-së, Neziraj, ka fituar çmimin e parë, prej 500 eurosh, nga sponsori kryesor "KNAUF-Kosova".

 
Punimi i dytë më i mirë i përket Korab Perteshit, që ka fituar një çmim prej 400 eurosh për kurse të specializuara arkitekturë CAD nga ArchiEDU, teksa çmimi i tretë i ka takuar Ibrahim Beqiri, prej 300 eurosh për shtypjen e 3D nga Formon.


Punimet e tjera, që vlen të theksohen janë: Asdren Spahija, Besmir Ajeti, Egzon Bajraktari dhe Fjolla Sllovinja nga FNA-UP; Bledar Kabashi, Agron Berisha, Arbenita Mehmeti, Besnik Morina, Dion Zeqiri, Diellza Limani, Elisa Maxhuni, Getoar Sadiku dhe Krenar Krasniqi nga AAB; Dren Nishliu, Ibrahim Kollari, Egzon Nikci, Qendrim Begisholli, Labinot Haxha dhe Gojart Grainca nga UBT.

Lajme