Presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, në Forumin Global për Ndërmarrësi e inovacion

Presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, në Forumin Global për Ndërmarrësi e inovacion

Themeluesi dhe Presidenti i UBT-së, prof. dr.Edmond Hajrizi, ka marrë pjesë në Forumin e tetë Global të “Druker për Ndërmarrësi dhe Inovacion, me moton ‘Shoqëria Ndërrmarrëse’, mbajtur në Vjenë të Austrisë.


Në këtë Forum morën pjesë ndërmarrës, profesorë dhe liderë botërorë, të njohur në fushën e ndërrmarrësisë dhe inovacionit, si ClaytonChristensen, AnilGupta, RogerMartin, PhilipKotler, GaryHamel, FredmundMalik, HermnnSimon, RalfKoester, GisbertRuehl, RovanLeen, SarahCliffe dhe shumë të tjerë.


Gjatë këtij forumi, rektori Hajrizi, ështëtakuar me shumë pjesëmarrës, ndërsa ka diskutuar përvojat e mira në ndërmarrësi, inovacion dhe për rolin e tyre në zhvillimin e shoqërisë në përgjithësi.

 
“UBT është një shembull tipik i ndërrmarrësisë, exellencës dhe inovacionit.Po ashtu,janëkrijuar mundësi të mira për bashkëpunim në të ardhmen”, tha rektori Hajrizi. 
Rektori Hajrizi ka takuar edhe autorin e shume botimeve në fushën e marketingut, z. PhilipKotler, i cili pak vjet më parëështë nderuar me çmimin e lartë të UBT-së ‘LidershipExcellenceAward’.

Lajme