Studentët e UBT-së vizitojnë qendrat evropiane të arkitekturës

Studentët e UBT-së vizitojnë qendrat evropiane të arkitekturës

Studentët e UBT-së nga fakultetet Arkitekturë e Planifikim Urban, si dhe Ndërtimtari, në kuadër të udhëtimit “Eurotrip”, po vazhdojnë të qëndrojnë në shtete të ndryshme të Evropës, duke përfituar njohuri të reja në fushat arkitekturës e të ndërtimtarisë.


Në fillim, vizita e studentëve ishte fokusuar në Bienalen e Arkitekturës në Venedik, kurse më pas kanë vazhduar për në Paris, ku kanë vizituar objekte me vlera arkitektonike dhe muze të ndryshëm. Një nga muzetë e vizituara ishte edhe Muzeu i Arkitekturës.

 
Në vijim kanë vazhduar në Roterdam dhe Delft, ku kanë vizituar Universitetin Teknik të Delftit. 
Në Amsterdam, ndërkaq, kanë vizituar muzetë “Van Ghogh” e “Bimhus”, Muzeun Shkencor “Nemo”, qendrën për jazz dhe muzikë të improvizuar etj.


Nga Amstedami, studentët e UBT-së kanë vijuar për në Dessau, ku kanë vizituar shkollën themeluese “Bauhaus” dhe shtëpitë “Masters” pranë kësaj shkolle.

Lajme