UBT shpërblen fituesit e “Hack Day Kosova 2016”

UBT shpërblen fituesit e “Hack Day Kosova 2016”

Tri grupe të rinjsh, të pasionuar pas hakimit, janë shpërblyer të shtunën, me rastin e pjesëmarrjes në ngjarjen “Hack Day Kosova 2016”, organizuar nga UBT.
Çmimet për grupet fituese janë ndarë nga rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, i cili u nda i kënaqur me cilësinë e organizimit dhe të garuesve.

“Garuesit e këtij organizimi janë njerëz me talent dhe potencial për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve kibernetike”, theksoi Hajrizi, teksa shtoi se synimi i UBT-së është që këtë aktivitet ta shndërrojë në traditë. 

“Ne planifikojmë që këtë aktivitet ta bëjmë tradicional, me qëllim të ndërgjegjësimit të gjeneratave të reja për rëndësinë e sigurisë kibernetike”.
Vendin e parë në këtë organizim e morën studentët Agon Hysenaj dhe Rexhep Berjaolli.

Vendi i dytë iu dha grupit të përbërë nga Kastriot Fetahaj, Florian Konushevci dhe Shkumbin Shala, ndërsa vendi i tretë u takoi studentëve të Universitetit të Tiranës, Rio Sherri dhe Enea Dede.
Në fund, garuesit dhe organizatorët u certifikuan për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë në këtë aktivitet.

Lajme