Ftesë për ligjëratë tematike nga profesori Daniel Bernard

Ftesë për ligjëratë tematike nga profesori Daniel Bernard
Universiteti për Biznes Teknologji (UBT), në Prishtinë, më 25 nëntor 2016 (e premte), duke filluar nga ora 13:00, do të jetë nikoqire e një ligjërate tematike, organizuar nga Shoqata e Miqësisë Franko-Shqiptare, e cila udhëhiqet nga presidenti Tahir Shabani. 
Temë e ligjëratës është: "Një qasje gjithëpërfshirëse për mediat lokale dhe kombëtare", që i përket fushës së gazetarisë, ndërsa do të ligjërojë profesori dhe personaliteti i njohur nga Gjeneva, z. Daniel Bernard.
Ligjërata do ta zgjasë një orë, derisa 20 deri në 30 minuta, pritet të zhvillohet debat, duke u fokusuar kryesisht në çështjet që lidhen me diplomacinë kulturore, publike, ekonomike, parlamentare, si dhe rreth lobimit për Kosovën për anëtarësim në OKB dhe në  organizata të tjera ndërkombëtare, në Gjenevë e Bruksel. (foto nga arkivi i UBT-së).

Lajme