Rektori i UBT-së trash bashkëpunimin me universitetet evropiane – ligjëron në Universitetin e Sofjes

Rektori i UBT-së trash bashkëpunimin me universitetet evropiane – ligjëron në Universitetin e Sofjes

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet universiteteve evropiane, rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ka udhëtuar sot për një vizitë pune në Sofje të Bullgarisë. Vizita po realizohet në Universitetin e Sofjes për Teknologji me mbështetjen e Programit Erasmus+. 

 

 Sipas rektorit të UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ky bashkëpunim përmban ne vete ligjërata, punëtori dhe përgatitje për projektet e përbashkët të radhës në fushën e edukimit dhe të hulumtimit.

“Në këtë takim pritet të diskutohet për projektet që do të realizohen së bashku vitin e ardhshëm, nga të cilat pa dyshim do të përfitojnë drejtpërdrejtë studentët tanë, stafi, arsimi i lartë në Kosovë”, theksoi rektori Hajrizi, teksa shtoi se do të mbajë një ligjëratë para studentëve të Universitetit të Sofjes për Teknologji. 


“Tematika e ligjëratës është dizajnimi dhe Menaxhimi i Sistemeve Komplekse. Një pjesë e ligjëratave do t’i kushtohet edhe shkëmbimit të praktikave të mira në dizajnimin e programeve studimore inovative, të zhvilluara në vitet e fundit në UBT”, tregoi rektori Hajrizi. 


Pos kësaj, rektori do të zhvillojë edhe takime të tjera të rëndësishme me përfaqësuesit e këtij universiteti. Përpos projekteve Erasmus, UBT dhe Universiteti i Sofjes për Teknologji janë partner edhe në rrjetin CEEPUS.

Lajme