UBT, përfituese e projekteve të BE-së, pjesëmarrëse në konferenca të rëndësishme jashtë vendit

UBT, përfituese e projekteve të BE-së, pjesëmarrëse në konferenca të rëndësishme jashtë vendit

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, si dhe udhëheqësi i zyrës së projekteve në këtë universitet, po marrin pjesë në një konferencë të rëndësishme të Universitetit të Zagrebit, në Kroaci, si pjesë edhe e projektit Erasmus +.


Rektori prof.dr Edmond Hajrizi thotë se pjesëmarrja është shumë e rëndësishme për faktin se UBT është pjesëmarrëse në projektin e Erasmus + (Capacity Buildings), i ashtuquajtur BESTSDI.


Gjithnjë sipas rektorit, në Konferencë po marrin pjesë 25 institucione partnere nga të gjitha vendet e Ballkani Perëndimor, si dhe nga Evropa. 
“Projekti do të zgjasë 3 vjet dhe ka për qëllim të zhvillojë programe për edukim dhe trajnim në fushën e infrastrukturës gjeohapësinore”, theksoi rektori Hajrizi. 
Në Konferencë u tha se në përgjithësi, suksesi i Institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë nuk është i kënaqshëm.


Rektori i UBT-së, njëherësh udhëheqës i Grupit të Ekspertëve për Reformat e Arsimit të lartë në Kosovë mendon se arsyet për këtë janë të shumta. 
“Mungesa e kapaciteteve njerëzore, por edhe mungesa e përvojave në përgatitjen, aplikimin dhe menaxhimin e projekteve evropiane në Institucionet e Kosovës janë arsyet e ngecjes së Kosovës në reformimin e arsimit”, tha rektori, derisa ka shtuar institucionet që kanë përvojë, marrja e përgjegjësive për të koordinuar projektet do të kishte efekt me pozitiv.


Ai gjithashtu tha se ndërkombëtarizimi institucional, ndërlidhja apo harmonizimi e prioriteteve institucionale me ato nacionale, si dhe bashkëpunimi ndërinstitucional në Kosovë mund të ndihmojë në rritjen e suksesit në projektet evropiane.

Lajme