Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri

Ky program ofron mundësi për studentët që të zhvillohen  dhe demonstrojnë njohuri dhe kuptim, shkathtësi si dhe atributet e tjera si në fushat e mëposhtme:

Njohuritë dhë aftësitë

Studentët do të përfitojnë njohuri dhe të kuptuarit e:

 

  • Parimet themelore dhe njohuri teknike të shkencave kompjuterike dhe inxhinirisë
  • Kuptimi i temave dhe principeve të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë si dhe aplikimi i saj në qështje praktike
  • Vlerësimit dhe ndërveprimit në bes të teorisë dhe praktikës, lidhjes së tyre dhe mënyrat se si e ndikojnë njëra-tjetrën        
  • Kuptimi i aplikimit të shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë në zgjidhje të problemeve reale
  • Të jetë në gjendje që të dizajnojë dhe të ëprmirësojë një sistem bazuar në vlerësimin sasior dhe kualitativm të funksionalitetit të tij, përdorimin dhe përformancës
  • Të jetë në gjendje të komunikojë në mënyrë efektive zgjidhjet e tyre për të tjerët, duke përfshirë edhe se si kjo e zgjidh problemin dhe cfarë supozime janë bërë
  • Të kuptojë cështjet sociale, ligjore dhe etike në fushën e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë
  • Të jetë në gjendje, të punojë në ekip dhe të menaxhojë zhvillimin e tyre, kohën dhe prioritetet
  • Të kuptojë dhe të vlerësojë së informatika ndërvepron me shumë zgjidhje të ndryshme specifike

 

 

Aftësi tjera të transferushme

Studentët do të përfitojnë zhvillim të shkathtësive të transferushme me të cilat ata do të jenë në gjendje që:

  • Përdorin shkathtësitë analitike për klasifikim dhe prezantim të të dhënave në mënyrë koherent si pjesë e procesit të zgjidhjes së problemeve
  • Përdorimi i Teknologjisë së Informacionit për të simuluar sistemet, analizimin e të dhënave dhe dizajnimin e zgjidhjeve për të menaxhuar qështjet
  • Të komunikojë në mënyrë të qartë dhe efektive duke përdorur dëshmi, paraqitje grafike dhe aftësi të të shkruarit
  • Të jetë ne gjendje që të aplikojë qasje sistemore dhe integruse me kërkesat e vendit të punës
  • Të përdorë teknikat e kohës me menaxhimit të resurseve për të arritur pikat gjatë menaxhimit të projektit
  • Të pregadit raportë të shkruara dhe prezantime të integruara

 

Fakte rreth programit

Përshkrimi i institucionit (emri)

 

Kolegji UBT

Emërtimi i programit të studimit

Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri

Kategorizimi (BA, MA, BSc, MSc, PhD,  doktoratë, kurs universitar)

Bachelor i shkencës (BSc.)

Niveli 6

Grada akdemike dhe emërtimi i diplomës në formë të plotë dhe të shkurtuar

Bachelor i shkencës nw Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri

Profili i programit akademik

Inxhinieria e Sistemeve Softwerike

Baza e të dhënave dhe Sistemet e Informacionit

Rrjetat dhe Telekomunikimet

Grafika Kompjuterike dhe Multimedia

Web Programming

Robotika dhe Sistemet Intelegjente

Informatike Bio Mjeksore - BioInformatika

Siguria dhe Sigurimi I Informacionit

 

Grupi të cilit i orientohet oferta

 

  • Studentët – programi ofrohet për studentët që kaën përfundurar arsiminn e tyre të mësëm dhe që kanë dhënë provimin kombëtar të maturës
  • Praktikantët e TIK-ut dhe Menaxherët – programi ofrohet edhe për praktikantët ekzistues të TIK-ut që janë të interesuar për të përmirësuar edhe më tej njohuritë e tyre dhe shkathtësitë në profesion
  • Profesionistët e Industrisë – programi ofrohet për ata të cilat ushtrojnë funksionë të ndryshmë të TIK-ut në strukturat e tjera ekonomike ku integrimi i TIK-ut është parë si një vlerë e shtuar
  • Profesionistët e Administratës Publike – programi ofrohet për ata të cilët tashmë punojnë në administratën publike dhe ku TIK-u është parë si një mjet kyq, për menaxhimin e informacionit, sigurisë së informacionit, qeverisjes elektronike (e-qeverisja) dhe aty ku përdorimi i TIK-ut ndikon në përmirësimin e shërbimeve publike 

 

Kohëzgjatja minimale e studimit

Gjashtë semestra {tri vite akademike}

Forma e studimit (e rregullt, pa shkëputje nga puna, studim në distancë etj.)

E rregullt

Numri i ECTS-ve

180 ECTS

Vendi i Studimit

Kampusi Prishtinë

Kampusi Inovativ në Lipjan

Kampusi në Ferizaj

Kampusi në Prizren

 

 

Lajme