Studentët e UBT-së me sukses përfunduan praktikën në Kompaninë Tregtia

Prishtinë, 15 dhjetor 2010 - Në hollin e objektit të UBT,  u zhvillua ceremonia e ndarjes se certifikatave për Internship për studentët e Fakultetit të Arkitekturës të cilët e kanë përfunduar praktikën në kompaninë Tregtia. Certifikatën studentëve ua ndanë Presidenti i UBT-së  Edmond Hajrizi, Dr. Can. Binak Beqaj si dhe z. Mërgim Prishtina pronari i kompanisë Tregtia. Po ashtu z. Prishtina,  studimet pasdiplomike ka përfunduar në UBT,  në Departamentin IEME.

 

Gjatë kësaj praktike u vlerësua se 15 studentët kanë treguar rezultate të mira në orët  e parapara për kompletimin e këtij Internshipi dhe ato në tre fusha: Menaxhim i projekteve në ndërtimtari, projektim arkitektonik dhe mbikëqyrja e punimeve. 

 

15 studentët të cilët u pajisë më certifikata janë si: Burim Ramadani, Afërdita Gjinolli , Albana Hasani , Egzontina Shabaj , Njomza Havlli, Arafat Basha, Rinor Kryeziu, Erden Halili, Yllza Lutfiu, Shaban Rrahmani, Blerta Bytyqi, Nazmi Mazreku, Qëndresa Gashi, Endrit Majtazi, Texhedin Avdija.

Vlen të theksohet se,  përveç bashkëpunimit me  Tregtinë,   UBT ka një numër të madhe të bashkëpunimeve me kompani private si vendore dhe ato ndërkombëtare. 

 

Lajme