CPD – Trajnime Profesionale

Trajnimet

 

Departamenti për Trajnime dhe Certifikime në UBT është shumë i angazhuar për të kontribuar në avancimin e shoqërisë kosovare në një shoqëri  konkurrente, nëpërmjet trajnimeve tona profesionale.

 

UBT është shumë aktiv në ofrimin e kurseve të Mësimit gjatë Gjithë Jetës (LLL) në disiplinat që UBT ofron.
Në veçanti, Instituti IEME (Instituti për Menaxhimin e Ndërmarrjeve dhe Inxhinieri), që është pjesë e UBT-së, ka ofruar trajnime (tuition – me pagesë) në Menaxhment, Financa, Sisteme Informative, Aplikacione Kompjuterike, si dhe Programin Ekzekutiv për Menaxhimin Inxhinierik, Menaxhimin e Prokurimit, etj.

 

 

Përveç këtyre, Departamenti është duke udhëhequr me kujdes Akademinë e Mikrosoftit për TI, Akademinë CISCO për kurse rrjetesh, kurset për certifikim sipas IPMA-s (Shoqata Ndërkombëtare për Menaxhimin e Projekteve), programin e certifikimit EOQ (Organizata Evropiane për Cilësi), WIFI IKT (Transferimi Ndërkombëtar i Njohurive), BOC, kurset e certifikimit nga Quality Austria, etj., të cilat janë vërtetuar të jenë shumë atraktive për industrinë.

 

Më posht gjeni listen e trajnime që ne ofrojmë:

UBT – IEME në kuadër të aktiviteteve tjera akademike studimore ofron edhe Edukime/Trajnime Profesionale si dhe certifikime përkatëse në fushat si:

 

  • Manaxhim
  • Financa
  • Marketing dhe Shitje
  • Shkathtësi kryesore të këshillimit
  • Gjuhët e huaja
  • Drejtësi, Shkenca Politike dhe Diplomaci 
  • Mekatronikë dhe Teknologji të tjera
  • Teknologji Informative
  • Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Trajnimet profesionale në disiplinat e lartcekura ofrohen në periudha të ndryshme, në bazë të kërkesës së individëve, institucioneve, kompanive dhe korporatave të ndryshme. Një grup profesionistësh vendorë dhe ndërkombëtarë, me përgatitje akademike superiore dhe përvojë të suksesshme, janë në dispozicionin tuaj për t’ju ofruar një vistër të gjerë trajnimesh për një karrierë personale të avancuar dhe për sukses të padiskutueshëm të ndërmarrjes apo institucionit tuaj.


Vërejtje e rëndësishme: Ju lutemi, mos hezitoni të kontaktoni zyrtarin përgjegjës për Trajnime profesionale në UBT, përmes numrit të telefonit 038 541 400 ext 104.

 

Lajme